Komisioni Komunal për monitorim të korrje shirje në Komunën e Vushtrrisë i udhëhequr nga Drejtori i Drejtorisë Komunale të Ekonomisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Nasuf Aliu është duke mbikëqyrë fillimin e korrje shirjeve. “Komisioni është duke përcjell dhe mbikëqyrë fushatën e korrje shirjeve në territorin e Komunës për përfundim sa më të suksesshëm të saj” tha Aliu. Sipas tij në komunën e Vushtrrisë me grurë kanë qenë të mbiellura 3650 hektar dhe gjykuar sipas fillimit të kësaj fushate pritet që të japin rendimente të mira. “Ka qenë vit i bereqetshëm dhe sivjet pritet që grunajat të japin rendimente të larta” thotë Aliu. Qytetari Ilaz Osmani veç kishte përfunduar me korrje shirje në arën e tij gjersa kombajneri thotë ta kishte paguar 90€ për hektar. Ai ndjehej i kënaqur me sasinë e grurin që kishte siguruar nga kjo sipërfaqe e korrur.