Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku dhe komandanti i Batlle Group Shumëkombësh Veri të KFOR-it koloneli Frank Barrera, të hënën kanë inauguruar urën e rinovuar në fshatin Pestovë.
Në këtë ceremoni Mulaku ka falënderuar qeverinë por edhe armatën franceze për këtë projekt kaq të rëndësishëm për Vushtrrinë, duke mos harruar edhe projektet tjera që KFOR-i ka realizuar në Vushtrri. Mulaku ka shprehur dëshirën që së shpejti të bëhet ndërtimi edhe i urës në fshatin Prelluzhë i rëndësishëm si për banorët shqiptar të Artakollit ashtu edhe për vet banorët e komunitetit serbë që jetojnë atje.
Ndërkaq koloneli Barrera tha se ndjehet i lumtur që përmes kësaj ure ka arritur ti dal në ndihmë banorëve të zonës dhe se kjo paraqet një shembull të mirë të bashkëpunimit të KFOr-it me banorët. “Renovimi i kësaj ure është një rast i veçantë i angazhimit të ushtarëve të KFOR-it për ti shërbyer sigurisë por edhe krijimit të kushteve më të mira të lëvizjes për banorët e zonës”, tha koloneli Barrera.
Mulaku ka shprehur dëshirën që së shpejti të bëhet ndërtimi edhe i urës në fshatin Prelluzhë i rëndësishëm si për banorët shqiptar të Artakollit ashtu edhe për vet banorët e komunitetit serbë që jetojnë atje