Kryetari i Komunës Bajram Mulaku konform autorizimeve të tij ka emëruar nënkryetar të Komunës Dibran Përçuku, Drejtor i deritanishëm i Drejtorisë Komunale për Shërbime Publike. Gjithashtu Kryetari Mulaku ka emëruar Sami Istrefin Drejtor në Drejtorinë Komunale për Shërbime Publike. Istrefi në këtë detyrë vjen nga pozicioni i shefit të grupit parlamentar të PDK-së në asamblenë komunale.
Ky riorganizim i pushtetit lokal vjen pas zgjedhjes deputete në Kuvendin e Kosovës të Xhevahire Izmakut nënkryetares së Komunës. “Sot kam vendosur për emërimin e Nënkryetarit të ri të Komunës Dibran Përçuku si dhe zëvendësimin e tij për postin e Drejtorit të Drejtorisë Komunale me Sami Istrefin”, ka thënë Kryetari i Komunës Bajram Mulaku.
“Sot kam vendosur për emërimin e Nënkryetarit të ri të Komunës Dibran Përçuku si dhe zëvendësimin e tij për postin e Drejtorit të Drejtorisë Komunale me Sami Istrefin”, ka thënë Kryetari i Komunës Bajram Mulaku