Sot, në 26-vjetorin e rënies së dëshmorit të UÇK-së, Ferki Aliu, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorit, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë varrit të tij në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.
Dëshmori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ferki Aliu, ishte pjesëtar i Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës.
“Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit të UÇK-së, Ferki Aliu”, u shpreh kryetari Idrizi.


