Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorit Rexhep Musa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorit, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë varrit të tij, në varrezat e dëshmorëve në Bletaj, dhe më pas te përmendorja në vendin e rënies, në fshatin Ceceli.
Dëshmori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Musa, ishte pjesë e Brigadës 141 në Zonën Operative të Shalës.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se dëshmori Rexhep Musa ra heroikisht në mbrojtje të territorit të Kosovës.
“Ai ishte pjesë e Brigadës 141 në Zonën Operative të Shalës dhe ra heroikisht në mbrojtje të territorit të Kosovës. Dëshmorët janë udhërrëfyesit tanë të përjetshëm. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit”, tha kryetari Idrizi.





