Sot, në 29-vjetorin e rënies heroike të komandantit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, është përkujtuar jeta dhe sakrifica sublime e tyre për lirinë e Kosovës.
Me këtë rast, kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli-Latifi, deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjenerali Rrahman Rama, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre, në vendin e rënies në fshatin Pestovë.
Figura dhe vepra e komandantit Zahir Pajaziti, bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, mbeten simbol i guximit, sakrificës dhe përkushtimit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha!


