R E N D D I T E
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Komunës më dt.29.07.2010.
2. Shqyrtimi planifikimit buxhetor të komunës dhe projekteve prioritare për vitin 2011. (referues:Isuf Jashari)
3. Shqyrtimi i Draft Rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2011. (referues:Isuf Jashari)
4. Shqyrtimi i Informatës për të hyrat buxhetore për muajin Korrik dhe Gusht 2011. (referues:Isuf Jashari)
5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për plotësim të Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale. (referues:Idriz Ismajli)
6. Shqyrtimi i Propozim Vendimit për formimin e Bordit Këshillëdhënës për dhënien e këshillave në planet rregulluese të qytetit. (referues Idriz Ismajli).
7. Shqyrtimi i propozim vendimit për ridestinim të mjeteve për bashkëfinancim të projektit për rinovim të objektit të ish TMK-së në Vushtrri ( vlera 14.416.50 €).(referues:Qamil Sahiti)
8. Shqyrtimi i propozim vendimit për renovim të objektit – shtëpia e Mahmut Agë Gjinollit, për muze të qytetit. (referues:Qamil Sahiti)
9. Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm me kompensim të tokës ndërtimore pronë e Komunës.
10. Shqyrtimi i propozim vendimit për rindërtim të Kullës së Azem Bejtes në Galicë. (referues:Qamil Sahiti)
11. Shqyrtimi i propozim vendimit për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës. (referues:Idriz Muzaqi).
12. Shqyrtimi i propozim vendimeve për dhënien në shfrytëzim të përkohshme me kompensim të pronës së paluajtshme të komunës sipas kërkesave të:
– Musa Caka nga Stanovci i Epërm
– Jeton Klinaku nga Vushtrria
– Njazi Ejupi nga Vushtrria
– Isa Hajrizi nga Vushtrria
– Haki Bekteshi nga Stanovci i Poshtëm,
– Kreshnik Basholli nga Vushtrria,
– Shyqyri Selmani nga Progovci Komuna e Prishtinës, (referues: Nasuf Aliu).
13. Eventuale.
Mbledhjen e Kuvendit të Komunës mbahet të enjten 30.09.2010 me fillim në ora 10:00. Kjo mbledhje do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës – Vushtrri. Për këtë mbledhje propozohet ky: