NPL “Përparimi” njofton qytetarët që të largojnë automjetet nga parkingu publik nëntokësor në sheshin “Adem Jashari” deri nesër, e premte, 05.12.2025, në ora 16:00.
Gjatë fundjavës, në këtë hapësirë do të zhvillohen punimet e nevojshme për rregullimin, pastrimin dhe sinjalizimin e parkingut.
Nga e hëna, 08.12.2025, parkingu do të funksionojë si Parking i Posaçëm me Pagesë.
Faleminderit për mirëkuptimin!