Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë se nga data 03.07.2025 në ora 07:00 deri më 05.07.2025 në ora 16:00, udhëkryqi i rrugës rajonale R220 në nivel me hekurudhën në fshatin Shtitaricë, do të jetë i mbyllur për qarkullim të mjeteve motorike, për shkak të punëve operative për implementimin e projektit; Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10 Pjesa Jugore Fushë Kosovë-Mitrovicë. Gjithashtu bllokimi i qarkullimit do të vazhdojë nga data 06.07.2025 deri më 08.07.2025 vetëm natën nga ora 20:00 deri në ora 02:00.
Qarkullimi i mjeteve do të bëhet përgjatë rrugës ,,Halil Kuqi”, pra rrugës Dolak – Bukosh dhe anasjelltas.
Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative.