Njoftim:
Ju njoftojmë se Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë në mbledhjen e mbajtur me 29.10.2020 ka vendosur që ti dërgoj në diskutim publik këto dokumente komunale:
- Draft-rregullorja për realizimin e të drejtave, përkujdesjen, mbrojtjen dhe parandalimin e punëve të rënda për fëmijët dhe
- Shqyrtimi i Draft–Strategjia komunale për komunikim 2021 – 2023.
Diskutimi publik fillon nga data 30 tetor deri me 26 nëntor 2020. Prandaj gjatë kësaj periudhe mirëpresim propozimet, sugjerimet apo vërejtjet eventuale lidhur me këto dy dokumente.