Në bazë të nenit 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nr.03/L-040, nenit 38 të Statutit të Komunës së Vushtrrisë dhe nenit 9.1 të Rregullores për mbajtjen e mbledhjes të Kuvendit të Komunës dhe organeve të tij, Kryesuesi i Kuvendit të
J u f t o n
të merrni pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 24.02.2011 (e enjte ) me fillim në ora 10:00. Kjo mbledhje do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës – Vushtrri.
Për këtë mbledhje propozohet ky:
R E N D D I T E
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e fundit të KK-së.
2. Shqyrtimi i Raportit për punën e kuvendit të komunës dhe komiteteve për v. 2010.
3. Shqyrtimi i Raportit financiar të komunës për v. 2010.
4. Shqyrtimi i dytë i Draft-rregullores për përcaktimin e kritereve të ndarjes së mjeteve financiare nga fondi për transfere dhe subvencione për ndihmë momentale entiteteve publike dhe jo publike.
5. Shqyrtimi i Informatës për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2010/2011,
6. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për organizimin e punës dhe të mësimit në shkollat e mesme të larta të Komunës së Vushtrrisë.
7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të tokës në pronësi të Komunës, në fsh. Nedakoc.
8. Shqyrtimi i parë i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të komunës,
9. Shqyrtimi i dytë i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullore për tarifa ngarkesa dhe gjoba komunale,
10. Eventuale.
Kryesuesi i Kuvendit
Ferit Idrizi
Mbledhja e Kuvendit të Komunës mbahet më 24.02.2011 (e enjte ) me fillim në ora 10:00