Në bazë të nenit 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nr.03/L-040, nenit 38 të Statutit të Komunës së Vushtrrisë dhe nenit 9.1 të Rregullores për mbajtjen e mbledhjes të Kuvendit të Komunës dhe organeve të tij, Kryesuesi i Kuvendit të
J u f t o n
të merrni pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 27.01.2011 (e enjte ) me fillim në ora 10:00. Kjo mbledhje do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës – Vushtrri.
Për këtë mbledhje propozohet ky:
R E N D D I T E
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e fundit e KK-së, dt. 30.12.2010.
2. Shqyrtimi i Propozim- Planit të Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2011.
3. Informatë për Punën e Kuvendit të Komunës për vitin 2010.
4. Shqyrtimi i parë i Draft-Rregullores mbi përcaktimin e kritereve të ndarjes së mjeteve financiare nga fondi për transfere dhe subvencione për etnitetet publike dhe jo publike të Komunës.
5. Shqyrtimi i dytë i Draft-Rregullores për organizimin e punës dhe mësimit në shkollat e mesme të larta të Komunës së Vushtrrisë.
6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje të tenderit për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të pronës së paluajtshme të Komunës – Stadionit të hapur të sporteve të vogla “Musa Abazi” në Vushtrri.
7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje të tenderit për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të pronës së paluajtshme të Komunës – Stadioni i futbollit “Ferki Aliu” në Vushtrri.
8. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për tarifa ngarkesa dhe gjoba komunale.
9. Eventuale.
Kryesuesi i Kuvendit
Ferit Idrizi
Mbledhja e Kuvendit të Komunës mbahet më 27.01.2011 (e enjte ) me fillim në ora 10:00