Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Safet Idrizi” në Vushtrri tani është furnizuar me vaksinat kundër gripit sezonal nga IKSHPK në Prishtinë dhe ka filluar dhënien e tyre për qytetarët.
Grupet me prioritet për marrjen e vaksinës janë: punëtorët shëndetësorë, punëtorët e arsimit, gratë shtatzëna, fëmijët me probleme shëndetësore, të moshuarit mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje shoqëruese, pa marrë parasysh moshën.
Vaksinimi bëhet në këto qendra:
QKMF, QMF-1, QMF-2, QMF-Smerkonicë, QMF-Pantinë dhe QMF-Lumadh.
Orari i vaksinimit: E hënë – E premte, nga ora 08:00 deri në 14:00.
Lusim të gjithë qytetarët të kenë me vete dokumentin e identifikimit.