Në Komunën e Vushtrrisë, nën organizimin e Drejtorisë së Bujqësisë, sot po mbahet panairi i prodhimeve vendore dhe ushqimeve tradicionale, ku po prezantohen produktet e prodhuesve vushtrrias.
Në sheshin e qytetit janë ekspozuar ushqime tradicionale, veshje tradicionale dhe prodhime të ndryshme vendore.
Panairin e vizitoi edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Ergin Sunguri.
Me këtë rast, kryetari Idrizi theksoi se ky organizim ka për qëllim promovimin e prodhimeve vendore.
“Ky panair, që do të vazhdojë edhe nesër, është një mundësi e shkëlqyer për të mbështetur fermerët tanë , gratë dhe të gjithë ata që me punë e përkushtim ruajnë dhe promovojnë shijet e traditës sonë. Ju ftoj të gjithëve ta vizitoni dhe të jepni përkrahjen tuaj për prodhimet vendore!”, tha ai.
Panairi i prodhimeve vendore dhe ushqimeve tradicionale do të vazhdojë edhe nesër.