Ka përfunduar festivali i Teatrit për te Rinj "Vu Theatre Fest 3", edicioni i tretë i të cilit është organizuar nga OJQ "Ars Qendra", dhe është mbështetur nga Komuna e Vushtrrisë.
Kostumografia dhe muzika më e mirë i takoi Fikrije dhe Arbër Lutës nga Teatri i të rinjve të qytetit të Prishtinës. Skenografia i takoi Teatrit "The Future " te Bujanovcit, ndërkaq skenari më i mirë i takoi Teatrit "Osman Gashi" te Klinës. Aktori më i mirë u shpall Agron Krasniqi nga Teatri "Aleksander Moisiu” nga Dardana, ndërsa aktorja me e mirë dhe regjia me e mire u shpallen Arta Memishi dhe Gani Veseli e Artan Ibishi me komedinë Burri është Burrë nga Teatri "Abdulla Krashnica" nga Presheva. Çmimet e festivalit i ka ndarë kryetari i jurisë Fazli Muharremi.
Aktori më i mirë u shpall Agron Krasniqi nga Teatri "Aleksander Moisiu” nga Dardana