Sot, në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit të UÇK-së, Musa Hajrizi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorit, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë varrit të tij në varrezat e dëshmorëve në Bletaj.
Në këtë ditë përkujtimi, u bë edhe përurimi i veprës monografike “Musa Hajrizi, heroizëm i një luftëtari”, e shkruar nga vëllai i tij, profesori Mentor Hajrizi.
Homazhet dhe përurimi i monografisë kushtuar dëshmorit, u bënë nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili në fjalën e tij tha se Musa Hajrizi mbetet shembull frymëzimi për brezat që vijnë.
“Musa Hajrizi, pjesëtar i Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës, mbetet shembull frymëzimi për brezat që vijnë. Lavdi e përjetshme kujtimit të tij”, tha kryetari Idrizi.





