Sot, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të kolonelit, bashkëpunëtorë dhe qytetarë të shumtë, nderuan jetën dhe veprën e Kolonel Ahmet Krasniqit, në 27-vjetorin e rënies së tij.
“Kolonel Ahmet Krasniqi mbetet një nga figurat më të ndritura të historisë sonë të re, një atdhetar që me guxim dhe përkushtim të pashoq i dha drejtim përpjekjeve tona për liri. Vushtrria gjithmonë do ta kujtojë me respekt e mirënjohje kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Lavdi e përjetshme”, tha kryetari Idrizi.


