Sot është bërë përurimi i librit me tri vëllime “Vushtrria në dekadën e ndryshimeve historike – Kronikë ngjarjesh në periudhën 1990 – 1992”, nga autori Gani N. Lahu.
Përurimi i librit është organizuar nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili në fjalën e tij tha se Vushtrria e viteve ’90 nuk ishte vetëm dëshmitare e ndryshimeve historike, por pjesë aktive e tyre.
“Sot u rikthyem në ato vite sfiduese, përmes tri vëllimeve të librit “Vushtrria në dekadën e ndryshimeve historike – Kronikë ngjarjesh në periudhën 1990–1992” nga autori Gani N. Lahu. Komuna e Vushtrrisë mbështeti këtë përurim, si një kujtim për ata që ndërtuan themelet e rezistencës dhe të tashmes tonë”, tha kryetari Idrizi.
Në këtë ceremoni përurimi morën pjesë personalitete të shquara të jetës publike dhe të krijimtarisë letrare, të cilët vlerësuan lartë punën e autorit Gani N. Lahu.