Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me familjarë të martirëve, qytetarë dhe bashkëluftëtarë, kanë përuruar pllakën përkujtimore kushtuar martirëve të lirisë nga fshatrat Reznik, Vërnicë dhe Shallc, të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998–1999.
Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se me këtë nderohet sakrifica dhe gjaku i derdhur për liri.
“Kujtuam me nderim dhe respekt të thellë sakrificën dhe gjakun e derdhur për liri, që sot gëzojmë si popull i lirë e sovran. Lavdi të përjetshme martirëve të kombit,” tha kryetari Idrizi.


