Konsorciumi i kompanive Kosovë Gjermani “NN Rrukolli dhe TBW –Techistre Buro Werner fitues të tenderit prej 8.273.653 euro për ndërtim të fabrikës së ujit në Vushtrri me kapacitet prej mbi 400 litra në sekondë në lokacionin mes fshatrave Ashlan,Balinc e Akrashticë dhe mu pranë kanalit të “Ibër Lepencit” po kryen punët me dinamikë të shpejtuar. “Është në përfundim faza e parë e projektit të ndërtimit të fabrikës së ujit , ku është përgatitur platoja e objektit në thellësi 10 metra,gjatësi 100 metra dhe gjerësi 38 metra” thotë mbikëqyrësi i punimeve nga këto kompani Alban Ramadani. Ai thotë që dinamika e punimeve po shkon më shpejt se plani i paraparë. “Vetëm moti me shi mund të na pengon në punët e asgjë tjetër s’mund të na ndal që të punojmë maksimalisht për ti kryer punimet” thotë Ramadani. Ai njofton që inxhinierët e kompanisë prestigjioze Gjermane të kenë ardhur në punishte për të inspektuar punimet para dy javësh dhe se ata tani merren me sigurimin e pajisjeve të makinerisë, pompat e ujit e elementeve tjera për fabrikën moderne konform projektit.