Kryetari i komunës Bajram Mulaku të mërkurën ka pritur një delegacion të qeverisë daneze, e cila është e interesuar të vazhdoj investimet në zhvillimin rural por edhe investimet në Shkollën e mesme profesionale “Bahri Haxha”. Mulaku është shprehur mirënjohës për përkrahjen që ka treguar qeveria daneze, përmes investimeve në zhvillimin e SHMP “Bahri Haxha” dhe ka shprehur gatishmërinë e komunës për bashkëpunim të mëtejmë për zhvillimin rural. “Qeveria lokale do të jetë partner serioz në implementimin e programit të Qeverisë daneze që ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit rural”, tha Mulaku.
Ndërkaq Mikael Jorgensen, përfaqësues nga MPJ daneze ka bërë të ditur se përmes programit të zhvillimit rural 2012-2015 synojnë të bëjnë mbështetje të sektorit privat si dhe ofrimin e trajnimit për fermer dhe nxënës që të jenë të përgatitur për tregun e punës.
“Bazuar në takimin që kishim edhe me drejtuesit e pushtetit lokal, aktivitet tona kryesore do të jenë zbutja e papunësisë, mbështetja e sektorit privat”, ka thënë ai. Delegacioni danez i shoqëruar nga drejtori i arsimit Qerim Selimi e ka vizituar Daut Kosumit nga fshati Pestovë që merret me kultivimin e patates, por edhe perimeve.
“Qeveria lokale do të jetë partner serioz në implementimin e programit të Qeverisë daneze që ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit rural”, tha Mulaku