Qytetarët në vazhdim të tubimit publik paraqitën para zyrtarëve komunal kërkesat e tyre “Gjendja e objektit shkollor në Karaç nuk është e mirë, gjersa mungon edhe asfaltimi i rrugëve në rajonin e Shalës Jugore” tha qytetari Jetish Ademi gjersa Driton Verbovci kërkon angazhim për tu mirëmbajtur pastërtia e lumit Terstena gjersa Ferki Përçuku ka njoftuar për gjendjen jo të mirët rrugës që lidh fshatin Ceceli me fshatin Studime. Qytetari Murteza Dallku ka kërkuar nga zyrtarët komunal angazhim për ndërtim të rrugës kryesore të qytetit si dhe kërkesa tjera nga qytetarët për të cilat zyrtarët komunal kanë shprehur zotimet për angazhim në realizim. Qytetarët në këtë tubim publik kanë marrur falas revistën 6 mujore komunale në të cilën prezantohen aktivitet komunale brenda kësaj periudhe.
Në prani të pak qytetarëve, zyrtarët komunal kanë mbajtur takimin publik me të cilin janë prezantuar të arriturat e Komunës dhe jo shoshur qytetarët për të shprehur kërkesat e tyre për investimet kapitale të planifikuara për vitin e ardhshëm. “Krahas insistimit tim për angazhim dhe punë sa më efikase në administratën komunale jem të mobilizuar për të realizuar të gjitha projektet e planifikuara të investimeve kapitale për këtë vit” ka thënë Kryetari i Komunës Bajram Mulaku. Ai gjithashtu ka foluredhe për nivelin e inkasimitë e të hyrave vetanake e cila për periudhën janar-maj është në masën e realizimit 88,14% karshi planifikimit. “Realizimi i të hyrave vetanake për këtë periudhë është 482 952 euro dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar indeksi është 109%” ka thënë Mulaku.