Komuna e Vushtrrisë ka mbajtur sot akademi përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Galicës, ku u nderuan martirët që ranë më 24 shtator 1998, në ofensivën ushtarake e policore të Serbisë ndaj shqiptarëve.
Akademia u organizua nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili tha se kjo ditë mbetet kujtesë e përhershme për sakrificën dhe qëndresën e banorëve të Galicës.
“Kjo ditë e dhimbshme mbetet kujtesë e përhershme për sakrificën dhe qëndresën e banorëve të Galicës, të cilët me gjakun e tyre vulosën rrugën drejt lirisë së Kosovës. Lavdi martirëve të Galicës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, tha kryetari Idrizi.




