Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, me datë 26.12.2025, duke filluar nga ora 11:00, do të mbajë takimin e dytë publik me qytetarët për punën dhe aktivitetet e Komunës për vitin 2025.
Takimi do të mbahet në Sallën e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.