“Roli i diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës” ishte tema e tryezës shkencore që sonte u mbajt në kalanë e qytetit.
Hapjen e tryezës e bëri kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili theksoi se roli i diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social është i pazëvendësueshëm.
“Vendi ynë ka një mërgatë të mrekullueshme për të cilën jemi krenarë”, tha kryetari Idrizi.
Në këtë diskutim prezantuan ekspertët e fushave, Prof.Dr.Safet Gërxhaliu, auditori i njohur në Holandë, z.Nazmi Jusufi dhe Prof. Dr. Shyqri Haxha, që vepron në Angli.
Në këtë tryezë shkencore u theksua roli dhe ndikimi i bashkatdhetarëve në nxitjen e investimeve të huaja, zhvillimin e bizneseve dhe forcimin e lidhjeve ekonomike e shoqërore që ndikojnë direkt në të ardhmen e Kosovës.
Panelistët ndanë për të pranishmit përvojat e tyre dhe sollën shembuj konkretë mbi rolin e bashkatdhetarëve, si dhe folën për ndërtimin e imazhit të Kosovës në botë.