Të mërkurën me datën 30 qershor 2010, me fillim në ora 11;00, në Sallën e madhe të Qendrës së Kulturës, “Hasan Prishtina” në Vushtrri.
Në këtë tubim qytetarët do të kenë mundësinë që të njoftohen lidhur me punën dhe aktivitetet e institucioneve të Komunës për periudhën janar- qershor 2010 si dhe do të diskutohen çështje me rëndësi dhe interes për qytetarët dhe komunën.
Ftohen qytetarët që të marrin pjesë në këtë tubim publik.