Është promovuar monografia “Arsimi shqip në Vushtrri përball pushtuesit serbë” e autorit Ferit Dibrani, për të cilën u tha se është një përmbledhje e mirë që gjeneratat e reja të mësojnë për dhunën e ushtruar nga Serbia gjatë 90 viteve në arsimin shqip në Vushtrri. Monografinë që pasqyron dhunën por edhe qëndresën e shqiptarëve për arsimim në gjuhën kombëtare, Qamil Sahiti e ka vlerësuar libër me shumë vlerë për gjeneratat e ardhshme.
Izet Miftari, recensent i librit tha se regjimi i Millosheviqit nuk është i vetmi regjim serb që ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve e arsimit shqip në Kosovë, duke theksuar se ndaj arsimit Serbia ka ushtruar dhunë sistematike. Derisa recensenti tjetër Zenun Gjocaj recensent i librit, tha se kjo monografi përmbledh dhunën sistematike të Serbisë mbi arsimin shqip në njërën anë por edhe rezistencën e qytetarëve dhe mësimdhënësve gjatë 90 viteve. Në promovimin e monografisë kanë folur edhe Emin Fejza redaktor i librit, Fahri Buqinca e Qazim Lahu veteranë të arsimit, Hazir Shala veprimtar dhe vet autori i librit Ferit Dibrani.
Është një përmbledhje e mirë që gjeneratat e reja të mësojnë për dhunën e ushtruar nga Serbia gjatë 90 viteve në arsimin shqip në Vushtrri