Dita tradicionale e patates të premten është shënuar me një manifestim të mbajtur në kompaninë “Pestova” ku kanë marrë pjesë drejtues nga qeveria e Kosovës, pushteti lokal përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe fermerë të shumtë vushtrrias. Ministrja e tregtisë dhe industrisë Mimoza Kusari Lila tha se iniciativat ekonomike po i thyejnë barrierat politike. “Falë iniciativave të shpirtit ndërmarrës të kompanive tona, produktet e Kosovës po eksportohen në Serbi dhe Bosnje edhe pse ato nuk po e njohin shtetin e Kosovës”, ka thënë ajo. Kurse ministri i bujqësisë Blerand Stavileci, suksesin kryesor në avancimin e prodhimtarisë së patates në Kosovë ia ka atribuuar fermerëve të vyeshëm të Vushtrrisë, për të cilët tha se kanë pas iniciativa edhe kur janë përballur me vështirësitë më të mëdha.
Ndërkaq kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, tha se ndjehet i kënaqur që me përkrahje të donatorëve, qeverisë së Kosovës por edhe asaj lokale bujqit vushtrrias kanë arritur që të bëjnë identitet me produktet e tyre që mbulojnë jo vetëm tregun e Kosovës por edhe eksportohen jashtë vendit.
Ambasadori holandez Robert Bosch, bëri të ditur se përmes projektit holandez dhe bashkëpunimit të mirë të kompanisë holandeze Agrico dhe Pestovës është bërë i mundur kultivimi i farës cilësore të patates për herë të parë në Kosovë. Tim Haman drejtor i zyrës ekonomike në USAID ka thënë se kultivuesit e patates në Vushtrri dhe kompania Pestova përfaqësojnë një energji, entuziazëm dhe iniciativë për zhvillim ekonomik.
Kurse pronari i kompanisë “Pestova”, Bedri Kosumi me gjithë suksesin e arritur, tha se Kosova dhe kultivuesit e patates kanë ende shumë punë për tu bërë që jenë konkurrent me prodhuesit tjerë në rajon dhe që Kosova ta rris eksportin
Kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, tha se ndjehet i kënaqur që me përkrahje të donatorëve, qeverisë së Kosovës por edhe asaj lokale bujqit vushtrrias kanë arritur që të bëjnë identitet me produktet e tyre që mbulojnë jo vetëm tregun e Kosovës por edhe eksportohen jashtë vendit