Me aktivitete të shumta, të premten qytetarët e Vushtrrisë kanë shënuar Ditën e çlirimit. Delegacione të përbashkëta të komunës dhe shoqatave t]ë dala nga lufta e UCK-së, kanë bërë homazhe tek memoriali i dëshmorëve, lapidari i martirëve, shtatorja e Adem Jasharit e Lapidari i Zahir Pajazitit. Gjersa të gjitha delegacionet së bashku bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit në Bletaj. Në akademinë solemne në Qendrën e Kulturës Hasan Prishtina, nënkryetari i komunës Dibran Perçuku 17 qershorin e vitit 1999 e ka vlerësuar si datë në të cilën është hapur etapa e re për qytetarët e komunës. “Është kjo etapa e lirisë dhe e krenarisë kombëtare, etapa e prosperitetit dhe integrimeve kombëtare e evropiane”, ka thënë Perçuku.
Ndërkaq kryetari i shoqatës se familjeve te peshorëve Xhafer Istrefi ka uruar qytetarët për këtë ditë duke kujtuar të gjithë brezat kontribuuese të lirisë.
Në bazë të vendimit të KK-së , kryetari i komunës Bajram Mulaku ka ndarë Plaketa për Avdullah Hadrin post mortum, për kontributin e pazëvendësueshëm në ngritjen e arsimit të komunës, Ferat Mujën post mortum për sakrificë në mbrojtje të dinjitetit kombëtar, Selim Mërrnicën post mortum për kontributin e dhënë në arsim, Adem Ademi post mortum veprimtar i paepur i diasporës, Hysen Idrizi veprimtar i Lëvizjes kombëtare, Qazim Azemi për kontributin e dhënë në arsim, Abedin Xhaka për kontributin e dhënë gjatë luftës së fundit, Xhevdet Klinaku invalid i luftës së UÇK-së, Met Shyti veteranë i luftës së UÇK-së dhe Leonora Drevinja nxënëse e klasës së IX për suksese kulmore në garën nacionale të arsimit. Kryesuesi i KK-së Ferit idrizi ka ndarë mirënjohje për 14 qytetarë të merituar në fusha të caktuara.
Në mbrëmje është organizuar koncerti festiv për rininë në Sheshin Adem Jashari, gjersa për nderë të festës janë organizuar edhe një mori aktivitetesh sportive.
.