Dita e Tokës, 22 prilli është ngjarje që festohet çdo vit anë e mbanë botës për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e ambientit.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri bashkë me drejtorë të drejtorive komunale kanë mbjellë 12 fidanë bliri.
Ky aktivitet është i zbatuar nga CBM në partneritet me YIHR (Youth Initiative for Human Rights Kosovo) dhe NSI (New Social Intiative) dhe i përkrahur nga USAID, në kuadër të shënimit të Ditës së Tokë. Aktiviteti është zhvilluar në 7 komuna të Rajonit të Mitrovicës, ku secila komunë ka përfituar nga 12 fidanë bliri, ndër to edhe Komuna e Vushtrrisë.
Në “Ditën e Tokës”, Kryetari Tahiri tha se po bëhet një punë e madhe për mbrojtjen e mjedisit. “Komuna do të mbjellë edhe afër 500 pemë në oborre të shkollave të Vushtrrisë ndërsa edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri ka filluar mbjelljen e pemëve gjithandej nëpër Komunë me qëllim të krijimit të një ambienti të pastër” u shpreh kryetari Tahiri.