
Kryetar i degës së KMDLNJ-së Fadil Beqiri pohoi se me krimin e rëndë që bën në Vushtrri, forcat serbe tentuan të bëjnë pastrim etnik të qytetit ku ishte grumbulluar një pjesë e madhe e popullsisë. Beqiri ka kërkuar që drejtësia të kryej punën e saj dhe të gjithë kryesit e këtyre krimeve ta marrin dënimin e merituarit.
Ndërkaq në emër të familjarëve të martirëve ka folur Shpresa Rama. Zbulimin e pllakës përkujtimore me emrat e të gjithë martirëve të rënë gjatë luftës e kanë bërë Qerim Selimi drejtor i arsimit si dhe Qazim Uka në emër të familjarëve martirëve. Ndërtimin e pllakës e ka financuar Komuna e Vushtrrisë. Me rastin e 22 majit, Ditës kur 11 vite më parë nga forcat serbe u vranë dhe u zhdukën 74 shqiptarë në Vushtrri, të shtunën është mbajtur një akademi përkujtimore si dhe është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për të gjithë martirët e të rënët e luftës.