Kryetari i komunës Bajram Mulaku të premten ka pritur zëvendës shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë Chris Rowan, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në komunën e Vushtrrisë.
Përveç njoftimit lidhur me punën e institucioneve të komunës, në këtë takim kryetari i komunës Bajram Mulaku tha se me z. Rowan kanë folur edhe për pozitën e komunitetit serbë në Vushtrri. Ndërkaq zëvendës shefi i ZNC-së Rowan ka vlerësuar përparimin e Vushtrrisë në ndërtimin e një vendi dhe shoqërie shumetnike. “Vushtrria ka bërë një përparim të madh në ndërtimin e një shoqëri dhe vend shumë etnik”, ka thënë Rowan.
Gjatë qëndrimit në Vushtrri Rowan bashkë me Mulakun kanë vizituar edhe familjet e komunitetit serb që janë kthyer të jetojnë në fshatin Dolak dhe Shtitaricë.
“Vushtrria ka bërë një përparim të madh në ndërtimin e një shoqëri dhe vend shumë etnik”, ka thënë Rowan.