Benjamin Shala
Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike
Benjamin Shala është i lindur në Mitrovicë, në vitin 1990.
Ka diplomuar me rezultat të shkelqyer në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës.
Karrieren profesionale e ka filluar qysh herët, fillimisht si pjesë e stafit profesional në IPP ” Gëzimi Ynë ”, pastaj ka punuar në disa ndermarrje të ndryshme private.
Ka ndjjekur shumë trajnime të ndryshme e në veçanti në lëmin e Menaxhimit me organizata dhe akademi të ndryshme.
Krahas punës dhe angazhimit profesional ka pasur njëherësh ka edhe angazhim politik ku ka udhëhequr me forumin rinor në degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Vushtrri , pastaj ka vazhduar si pjesë e kryesisë së degës, dhe së fundmi mban pozitën e nënkryetarit të parë në degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Vushtrri.
Më 16 dhjetor 2021, Benjamin Shala, u emërua drejtor i Drejtorisë së Sherbimeve Publike.
Jeton në fshatin Akrashticë, është i martuar dhe ka tre fëmijë.
benjamin.shala@rks-gov.net
(038) 200-42428
Kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Shërbime Publike
- Mbikëqyrë dhe bashkëpunon me kompanitë shërbyese komunale të higjienës dhe
furnizimit me ujë, - Angazhohet për sigurimin e ujit për qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të furnizohen
nga rrjeti i ujësjellësit në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale, - Në bashkëpunim me ndërmarrjet komunale, i propozon çmimet për shërbime
komunale për aprovim Kuvendit të Komunës, - Caktimin e linjave,duke përfshirë transportin lokal publik dhe shërbimin e taksistëve,
- Siguron mirëmbajtjen e parqeve publike, hapësirave publike dhe varrezave,
- Propozon Kuvendit të Komunës për aprovim, Rregulloren për menaxhimin dhe
mbrojtjen e hapësirave publike në territorin e Komunës, - Përgatit propozimin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në pajtim me Ligjin dhe
Statutin e Komunës si dhe vendosjen e numrave nëpër shtëpi, banesa dhe objekte
publike , - Menaxhimi i parkingjeve ekzistuese dhe krijimi i parkingjeve të reja,
- Është përgjegjës për ndriçimin publik,
- Transportin lokal publik,
- Bashkëpunon me Policinë e trafikut urban për lirimin e trotuareve nga automjetet,
- Bën mbylljen e rrugëve në rast nevoje,
- Bën shënjimin horizontal dhe vertikal të rrugëve,
- Bën shpalljen e ankandeve publike për automjetet e konfiskuara të cilat nuk tërhiqen
në afatin e caktuar nga pronarët, - Menaxhimin e mbeturinave në bashkëpunim me ndërmarrjet publike-komunale,
- Aprovon orarin dhe kohën për transportin e mbeturinave ,
- Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha shesheve që I përkasin Komunës
- Organizon aksionin e pastërtisë së hapësirave publike,
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe kontrollin e tregut të gjelbër dhe tregut të kafshëve.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunë,
- Meremetimin e rrugëve të asfaltuara,
- Lëshon lejeve që i përkasin Komunës për vendosjen e pengesave në rrugë etj.
- Kryen edhe punë tjera të cilat ia cakton Kuvendi i Komunës apo Kryetari i Komunës.