Në 15-vjetorin e rënies heroike të Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me kabinetin qeverisës, bënë homazhe pranë varrit të tij në fshatin Duboc.
Pas homazheve, vizituan familjen Zymberi, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen për sakrificën e Heroit, kujtimi i të cilit mbetet i përjetshëm.
“Në 15-vjetorin e rënies heroike të Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, bëmë homazhe pranë varrit të tij në fshatin Duboc, duke nderuar me respekt të thellë sakrificën e tij për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Më pas, vizituam familjen Zymberi, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin për sakrificën e Heroit Enver Zymberi, emri i të cilit do të mbetet përherë i gdhendur në historinë e shtetit tonë. Lavdi e përjetshme Heroit Enver Zymberi”, deklaroi kryetari Idrizi


