Po ashtu nga gjendja faktike të cilën e posedon Komuna e Vushtrrisë shihet se hapësira, objekti i kësaj çështje në asnjë periudhë muk kaqenë prone e ndërmarrjes “Kooperativa Bujqësore”, për t’i dhënë të drejtën pët të lidhë kontratë, siç ishte ajo që i është ofruar komunës nga AKP-ja. Ky fakt dëshmohet edhe në shkresën e gjykatës komunale të nënshkruar nga kryetarja e saj Kada Bunjaku Përçuku “Duke vepruar sipas kërkesës së juaj të dates 28.02.2012, lidhur me verifikimin për vërtetimin e kontratës mbi shitblerjen e lokaleve afariste në mes palëve kontraktuese: Kooperativës Bujqësore si shitës dhe Jugobanka, njësia në Mitrovicë si blerës ne ju japim këtë përgjigje. Në bazë të evidences që disponon Arkivi i Gjykatës Komunale në Vushtrri- regjistrit të vërtetimeve të vitit 1972, është konstatuar se nuk kemi të dhëna që të lartëcekurit kanë vërtetuar kontratë në këtë vit” thuhet nga gjykata komunale. Avokatja e komunës Arjeta Sadiku thotë që s’ka asnjë fakt që dëshmohet se ky objekt ka qenë ndonjëherë pronë e Kooperativës, e më vonë për t’iu shitur njësisë së Jugobankës dhe se në tërësi objekti është pronë komunale.
Ndërmarrja e re Jugobanka-zyra në Vushtrri, e cila sipas AKP-së përbëhet prej zyrës në sipërfaqe prej 60m2 e cila gjendet në rr. “Dëshmorët e Kombit” në katin përdhes të ndërtesës së komunës ka dalë në shitje në raundin e 54 të privatizimit të dates 27 shkurt 2012. Këtë hap të ndërmarrë të AKP-së e konteston Komuna e Vushtrrisë, madje kryetari i komunës Bajram Mulaku përmes një shkrese ka njoftuar udhëheqësin e zyrës rajonale në Mitrovicë Muhamedin Hetemin me datën 9 shkurt, se objekti
në fjalë ka qenë në shfrytëzim të ndërmarrjes Jugobanka, ndërsa si tërësi ka qenë dhe është në pronësi të Komunës së Vushtrrisë, fakt ky i vërtetuar nga librat kadastral të Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër, Certifikatës Pronësore UL-70202016-00045.