Qytetarë të nderuar !
Këto ditë po përballemi me raste të shpeshta të zjarreve të cilat po shkaktohen nga pakujdesitë e qytetarëve, me zjarret gjatë pastrimit të oborreve, livadheve e arave. Kjo po shkakton rrezik në sigurinë e përgjithshme të qytetarëve por edhe dëme të mëdha në pasuritë dhe të mirat materiale publike dhe private.
Drejtoria komunale e emergjencave u bënë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe kurrsesi mos të ndezin zjarre.
U bëjmë apel qytetarëve që kurrsesi të mos ndezin zjarre, në të kundërtën do të përballen me sanksione ligjore.