Konkluzioni ynë i përgjithshëm është se menaxhmenti i Komunës së Vushtrrisë ka bërë përparim të dukshëm në forcimin e kontrolleve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar. Ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen në faktin se Komuna e Vushtrrisë nuk i ka shpalosur në mënyrë të plotë dhe të saktë informacionet për pasuritë dhe detyrimet kontingjente në PVF- 2011.
Kjo nuk ka ndikim në opinionin mbi PVF, të hartuara në pajtim me SNKSP, sipas kontabilitetit të parasë së gatshme dhe në theksim të çështjes ka opinion të pakualifikuar. Kështu thuhet në përmbledhjen e përgjithshme të raportit të auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Vushtrrisë, për vitin e përfunduar. Një opinion i pakualifikuar jepet kur auditori është i kënaqur në të gjitha aspektet materiale, andaj të gjeturat në komunë nga ky organ kanë këtë kualifikim të lartë, për performancën komunale, gjersa mangësitë e evidentuara e të publikuara në gazetën Express të datës 05.07.2012, janë të natyrës procedurale dhe teknike dhe asesi të ndikojnë që auditori ta ndërrojë opinionin. Kryetari i komunës bashkë me bordin e drejtorëve dhe menaxherëve tjerë komunal janë zotuar në eliminimin edhe të këtyre defekteve teknike, të pasqyruara në raportin e auditimit. Kurse dhjetë rekomandimet e pasqyruara nga auditori do të merren me seriozitetin më të madh për t’u realizuar në bazë të një plani operativ, i cili përkufizon nxjerrje të politikave, procedurave e udhëzimeve tjera duke përfshirë edhe dinamikën kohore të realizimit.
Një opinion i pakualifikuar i jepet kur auditori është i kënaqur me të gjitha aspektet materiale, andaj të gjeturat në Komunën e Vushtrrisë nga ky organ e kanë këtë kualifikim të lartë, të performancës komunale.