Me rastin e ceremonisë së promovimit të të certifikatës për cilësi dhe teknologji “Arch of Europe” që i është ndarë kompanisë Pestova ditë më parë në Gjermani, kryetari i komunës Bajram Mulaku të enjten në Prishtinë tha se Pestova është krenaria e Kosovës. “Pestova është shembull i kultivimit të patates në gjithë Kosovën, por tani po dëshmon se është konkurrentë edhe me kompanitë evropiane”, tha kryetari i komunës Bajram Mulaku në ceremoninë e organizuar në Prishtinë nga Oda ekonomike e Kosovës dhe kompania Pestova, ku kanë marr pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, përfaqësuese të misioneve diplomatike ndërkombëtare në Kosovë si dhe fermerë të shumtë.
Ndërkaq ministri i bujqësisë Blerand Stavileci, vlerësoi se suksesi i Pestovës hapi një kaptinë të re të diplomacisë ekonomike të Kosovës. Ky çmim që i është ndarë Pestovës në Gjermani, Stavileci tha se i obligon institucionet e Kosovës që të ndërmarrim hapa për revitalizimin e sektorit të bujqësisë. Përveç suksesit të një kompanie kosovare në mesin e kompanive evropiane, Safet Gërxhaliu drejtor i Odës ekonomike të Kosovës ka veçuar se me certifikatën Arch of Europe” Pestova ka arritur që edhe të demantoi sulmet që ju bënë Kosovës për gjoja tokën e ndotur.
Por vet drejtori i kompanisë Pestova, Bedri Kosumi këtë çmim në radhë të parë ua atribuon vet fermerëve, partnerëve afariste e donatorëve që ndikuan në zhvillimin e kompanisë. “Kjo certifikatë si çmim mirënjohës për cilësi dhe kualitet nga “Arch of Europe”, nuk i takon vetëm Pestovës, por në radhë të parë ai i takon fermerëve, pushtetit lokal, partnerëve afaristë, qeverisë lokale dhe asaj qendrore por edhe medieve”, thotë Kosumi. Po ashtu, ai mendon se ky çmim i takon edhe donatorëve USAID-it dhe komisionit Evropian të cilët kanë mbështetur Pestovën në ngritjen e cilësisë së produketeve por edhe përmes grandeve në zhvillim.
Nga asociacioni evropian Iniciativa për udhëzime biznesore, në qytetin e Frankfurtit në Gjermani, kompania Pestova është shpërblyer me certifikatën “Arch of Europe”, në kategorinë e Artë në mesin e 117 ndërmarrjeve nga e mbarë Bota.
Pestova është shembull i kultivimit të patates në gjithë Kosovën, por tani po dëshmon se është konkurrentë edhe me kompanitë evropiane, tha kryetari i komunës Bajram Mulaku