Biblioteka shkollore aq shumë e nevojshme për nxënësit e shumtë të gjimnazit “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë, është pasuruar me një fund të kënaqshëm me libra dhe pajisje tjera. “Nga ky donacion biblioteka e shkollës është pasuruar me 900 ekzemplarë të literaturës shkollore por edhe librave shkencor”, ka bërë të ditur Bedri Shyti drejtor i gjimnazit. Ai po ashtu ka bërë të ditur se me 15 mijë euro donacion nga Banka Botërore, biblioteka është pajisur edhe me dy kompjuterë dhe pajisje tjera të nevojshme teknike.
Drejtori Shyti ka bërë të ditur se këto mjetet janë shfrytëzuar edhe për të ashtuquajturin laboratorë të gjuhës e kulturës me pajisje teknike si monitor dhe kompjuterë. Përmes këtij donacioni kjo shkollë ka blerë edhe pajisje për kabinet të informatikës me tre kompjuterë e po ashtu edhe me pajisje sportive të edukatës fizike.
Nga një donacion prej 15 mijë euro nga Bankës Botërore, përveç pasurimit me 900 libra, biblioteka është pajisur edhe me dy kompjuterë dhe pajisje tjera të nevojshme teknike. Po ashtu janë pajisur edhe kabineti i gjuhës dhe kulturës, ai i informatikës dhe janë blerë pajisje sportive