“ Jemi të përkushtuar për të krijuar hapësira të reja për bibliotekën, në mënyrë që të krijojmë kushte më të mira për librin e lexuesin” tha Sahiti. Ai gjithashtu ka gëzuar lexuesit e kësaj biblioteke duke dhënë lajmin se komuna ka ndarë 5.000€ për ta pasuruar fondin e bibliotekës me tituj të ri të librave.
Zyrtari i bibliotekave në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit Ramadan Beshiri, ka uruar për ditën e bibliotekës punonjësit dhe lexuesit gjersa ka përgëzuar institucionet lokale për pasurimin e bibliotekës me tituj të ri të librave. “Ne si ministri gjer më tani nuk kemi arritur të ndajmë mjete për bibliotekën, kurse në të ardhmen planifikojmë të ndihmojmë” theksoi Beshiri. Punëtori i njërës nga bibliotekat Sadri Sadriu është shpallur punëtori më i dalluar, gjersa Fiona Spanca lexuesja më e mirë nga sektori i librave për fëmijë

Biblioteka e qytetit ”Naim Frashëri” sot me një aktivitet të rastit ka shënuar ditën e saj. Në ceremoninë e rastit në të cilën morën pjesë zyrtarë të MKRS, të komunës dhe menaxherë të bibliotekave të Mitrovicës e Skënderajt.
Menaxherja e bibliotekës Advije Maxhuni ka përshëndetur pjesëmarrësit në manifestim, i cili në Vushtrri është organizuar për herën e dytë dhe shënon ditën e kësaj biblioteke. Drejtori i Drejtorisë Komunale të Kulturës Rinisë dhe Sportit – Qamil Sahiti ka përgëzuar punonjësit e kësaj biblioteke për kremtën e kësaj dite. Biblioteka është tempull e cila ofron mundësinë e fitimit të diturisë dhe si e tillë i duhet një përkujdesje e veçantë theksoi ndër të tjera Sahiti.