Nga programi i subvencioneve të Ministrisë së bujqësisë bujqit e vyeshëm të Vushtrrisë këtë vit janë përkrahur nga shteti me subvencione në vlerë rreth 150 mijë euro.
Zyrtarët komunal nga drejtoria për ekonomi zhvillim dhe bujqësi, bëjnë të ditur se nga ministria janë pranuar si të arsyeshme dhjetëra aplikacione të bujqve. “Shuma e projekteve që kanë aplikuar bujqit vushtrrias për financim nga grandet qeveritare është mbi 300 mijë euro, mirëpo nga ministria në këtë fazë kanë marr aprovim për t’u financuar disa prej tyre në vlerë mbi 150 mijë eurove”, ka thënë Tefik Maloku menaxher i sektorit të bujqësisë në administratën komunale në Vushtrri.
Grandet që i kanë përfituar fermerët e Vushtrrisë janë kryesisht në rregullimin e stallave, rrethojave të tyre, plantacioneve, por edhe në ndërtimin dhe zgjerimin e serave të ndryshme. Subvencionimi i bujqve vushtrrias realizohet duke ju ndihmuar atyre në financimin e gjysmës së projektit, derisa pjesa tjetër duhet të mbulohet nga vet fermerët.
Përfituesi më i madh nga ky program i MBPZHR-së për subvencionim është perimtari Driton Morina nga fshati Akrashticë, të cilit nga MBPZHR-ja i është pranuar vlera e investimeve në shumën e 40 mijë eurove, që ka të bëjë kryesisht në zgjerimin e kapaciteteve të kultivimit të perimeve në serra.
Shuma e projekteve që kanë aplikuar bujqit vushtrrias për financim nga grandet qeveritare është mbi 300 mijë euro, mirëpo nga ministria në këtë fazë kanë marr aprovim për t’u financuar disa prej tyre në vlerë mbi 150 mijë eurove, ka thënë Tefik Maloku menaxher i sektorit të bujqësisë në Vushtrri