Shefi i operacioneve në Zyrën e BE-së në Prishtinë, Christof Stock bashkë me kryetarin e komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku dhe drejtorinë ekzekutiv i IADK-së, të mërkurën në fshatin Dolak të Vushtrrisë, kanë përuruar një fermë moderne të lopëve, të tipit të lirë, sipas standardeve më të reja të BE-së, që është financuar nga fonde të Bashkimit Evropian dhe është implementuar nga Iniciativa për zhvillimin e bujqësisë IADK.
Christof Stock nga Zyra e Komisionit evropian në Kosovë, tha se është kënaqësi që merr pjesë në inaugurimin e kësaj ferme. “Ky projekt është financim nga skema e grandeve e quajtur EURED. Projekti ka si qëllim sigurimin e cilësisë së ushqimit dhe ruajtjen e shëndetit të popullatës. Këto qëllime mund të arrihen nëse i zbatojmë praktikat e mira. Të arriturat nga ky projekt kanë të bëjnë me trajnimin e disa fermerëve dhe mirëqenien e kafshëve”, tha Stock, i cili vlerësoj se më themelimin e këtyre fermave do të stimulohen investimet në bujqësi.
Ndërkaq kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, tha se ky projekt për komunën e Vushtrrisë ka rëndësi të veçantë. “Jemi të privilegjuar si komunë me realizimin e këtij projekti, i cili do të shërbej për të gjithë fermerët. Ne e falënderojmë Komisionin Evropian për të gjitha investimet, e veçanërisht për këto projekte të kohës që po i bënë. Po ashtu e përgëzoj edhe familjen Osmani për këtë projekt”, tha Mulaku, duke shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen të qëndroj përkrah fermerëve në realizimin e projekteve të tyre.
Po ashtu edhe Zenel Bunjaku, drejtor ekzekutiv i IADK-së tha se me këtë projekt synohet që ferma të jetë model për marrjen e praktikave me të reja të BE-së për blegtorinë. “Kjo “Model Fermë” është një nga gjashtë model fermat që janë pjesë e projektit të realizuar nga Komisioni Evropian, komuna dhe fermerët. Kapacitetit i kësaj ferme është prej 20 lopëve. Besoj që kjo fermë do të jetë shembull i mirë edhe për fermerët e tjerë”, ka thënë Bunjaku.
Ndryshe nga fermat tradicionale, në këtë fermë lopët janë të lira e nuk qëndrojnë të lidhura në zinxhirë.
Po ashtu po të premten në kuadër të këtij projekti, është promovuar serra model dhe mjaftë moderne në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. Si ferma e lopëve në Dolak ashtu edhe Serra në Pestovë do të shërbejnë si njësi demonstruese ku fermerët trajnohen në praktikë mbi standardet e BE-së si në prodhimin e qumështit dhe kultivimin e perimeve.
“Ky projekt është financim nga skema e grandeve e quajtur EURED. Projekti ka si qëllim sigurimin e cilësisë së ushqimit dhe ruajtjen e shëndetit të popullatës. Këto qëllime mund të arrihen nëse i zbatojmë praktikat e mira. Të arriturat nga ky projekt kanë të bëjnë me trajnimin e disa fermerëve dhe mirëqenien e kafshëve”, tha Stock.