Një stallë e bagëtive bashke me ushqim të kafshëve është djegur të premten në mesditë në fshatin Nevolan të Vushtrrisë.
Me gjithë intervenimin për shkak të temperaturave të larta dhe fuqisë së madhe të zjarrit, zjarri është lokalizuar, por është djegur tërësisht stalla dhe ushqimi i bagëtive.
Bajram Zhabari, pronar i stallës ka thënë se vlera e dëmit është rreth 9 mijë euro. Ai thotë se vetëm dëmi në ushqimin e bagëtive eshte rreth 3 mijë euro. Kjo fermë me 12 krerë lopë ka qenë i vetmi burim i jetesë së familjes së tij.
Bajram Zhabari, pronar i stallës ka thënë se vlera e dëmit është rreth 9 mijë euro. Ai thotë se vetëm dëmi në ushqimin e bagëtive eshte rreth 3 mijë euro. Kjo fermë me 12 krerë lopë ka qenë i vetmi burim i jetesë së familjes së tij