Qytetarë të nderuar!
Kuvendi i Komunës qe nga data 2 gusht ka vënë në diskutim publik Draft korniza afatmesme buxhetore e komunës për vitet 2013-2015 dhe draft-Rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2013
Draftet e këtyre dy dokumenteve mund ti shkarkoni në linkun:
Draft korniza afatmesme buxhetore e komunes per vitet 2013-2015
Draft rregullorja për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2013
Diskutimi publik do të zgjatë deri më 3 shtator 2012
Te gjitha vërejtjet dhe sugjerimet mund t’i jepni në forumin e ueb faqes apo mund t’i dërgoni në e-mail adresën: isuf.jashari@rks-gov.net ose komuna.vushtrri@rks-gov.net, apo të shënuara në letër mund ti dorëzoni në Drejtorinë e financave, në ndërtesën e Komunës së Vushtrrisë.