Tre drejtorët e tri drejtorive komunale si dhe anëtari i Kuvendit Komunal të arrestuar me 6 mars nga Njësia speciale operative e policisë së Kosovës, me urdhëresë të Prokurorisë speciale të Republikës së Kosovës janë në liri dhe gjenden në shtëpitë e tyre. Drejtori i drejtorisë komunale të Shërbimeve publike Sami Istrefi është liruar dje në mesditë, pasi prokurori special i EULEX-it Oliver Beauvallet ka hequr dorë nga ndjekjet nga të gjitha akuzat ndaj tij.
Dy drejtorët tjerë Idriz Ismajli drejtor i urbanizimit dhe Bajram Beqiri drejtor i inpeksionit, sot në orët e hershme të mëngjesit janë në liri. Gjyqtari i procedurës paraprake, pas një seance gjyqësore të mbajtur në Veri të vendit ka liruar edhe të akuzuarin e katërt anëtarin e Kuvendit Komunal Gani Imeri.
Në bazë të aktvendimit të gjyqtarit ndërkombëtar të procedurës paraprake, dy drejtorët e liruar si masë ndalese kanë që në periudhë prej 30 ditësh të mos u afrohen zyrave të Komunës së Vushtrrisë.
Lidhur me hollësitë tjera të këtij procesi palëve pritet tu arrijë aktvendimi i gjyqtarit në formë të shkruar.
Në bazë të aktvendimit të gjyqtarit ndërkombëtar të procedurës paraprake, dy drejtorët e liruar si masë ndalese kanë që në periudhë prej 30 ditësh të mos u afrohen zyrave të Komunës së Vushtrrisë