Shefi i këtij sektori Bekim Selmani thotë që të jenë dyfishuar kërkesat për dokumente të tilla nga qytetart këtyre ditëve të verës. “ Ka fluks të madh të qytetarëve me kërkesat për t’u pajisur me dokumente të gjendjes civile. Kërkesat na janë dyfishuar ” thotë Selmani. Arsyeja kryesore e kësaj gjendje sipas Selmanit konsiderohet të jetë ardhja për pushime të mërgimtarëve, të cilët gjatë kësaj kohe dëshirojnë të rregullojnë dokumentacionin e gjendjes civile. Ai thotë që qytetarët për t’u pajisur me dokumente të tilla nuk presin gjatë. “ Me një organizim dhe angazhim maksimal të të gjithë stafit po përpiqemi që kërkesat e qytetarëve t’ua plotsojmë në afate të shkurtra kohore, e veçanërisht mërgimtarëve ” thotë Selmani. Ndryshe gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti nga ky sektor janë lëshuar 36.129 certifikata të llojëve të ndryshme për qytetarët dhe 6804 regjistrime të bëra në regjistrat përkatës të administratës komunale. Regjistrimet e fakteve të ndodhura të gjendjes civile nga banorët e komunës së Vushtrrisë, të cilët jetojnë e punojnë jashtë vendit, kanë bërë që numri i kërkesave për dokumente të gjendjes civile të dyfishohen. Jo më kot thuhet që sa i përket banorëve të saj janë dy Vushtrria, njëra në Kosovë e tjetra në botë. Regjistrimi i popullësisë dhe banesave në komunën e Vushtrrisë e ka nxjerrë me numër të popullatës rezidente prej 70 mijë banorëve, porse numri i popullatës jo rezidente nuk dihet saktësisht, por që konsiderohet të jetë mbi 30 mijë. Ardhja në pushime verore në vendlindje e kësaj kategorie të popullatës, përveç të tjerave u ka rritur vëllimin e punëve punëtorëve të administratës komunale, veçanërisht të sektorit të gjendjes civile.