Në organizim e financim të Organizatës Qeveritare Gjermane GIZ programit për Edukim në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim mbahet festivali i të rinjve të komunave të Kosovës. Ky festival i filluar me 14 shtator mblodhi rreth 800 të rinjtë nga 24 komunat e vendit, të cilët edhe u prezantuan me pjesë artistike para bashkëmoshatarëve të vet secila komunë veç e veç. Festivali sipas kryetarit të Këshillit të Veprimit Rinor të Vushtrrisë Behar Mustafës u organizuan në koordinim me zyrtarët e rinisë nëpër komuna si dhje OJQ-të rinore, gjersa qëllim i tij ishte shoqërimi dhe shpërblimi i rinisë për kontributet vullnetare në Kosovë. Në ditën e sotme të festivalit organizatori ndau 24 medalje si shpërblim të punës vullnetare, gjersa kolegji Universum u ndau bursa po këtyre vullnetarëve. Po në ditën e sotme të festivalit u organizua debati me temën “Rinia dje, sot dhe nesër” në të cilën morën pjesë zyrtarë të lartë nga Ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Asociacioni i komunave të Kosovës si dhe vet drejtori i programit për Edukim Gunter Gryzberk. Gëzim Kasapolli, zv.ministër i Ministrisë për Integrime falënderoi GIZ-in për organizimin e këtij festivali duke folur me epitete për rolin e të rinjve në shoqëri. “ Të rinjve u takon të përmbyllin proceset e filluara drejtë integrimit evropian ” tha Kasapolli. Ai duke folur për proceset integruese evropiane, vitin 2012 e vlerësoi si vitin më të rëndësishëm për vendin. “ Duhet të angazhohemi që në Bashkimin Evropian mos të hyjmë si barrë, por si vlerë ” porositi Kasapolli. Gunter Gryzberk nga GIZ-i porositi të rinjtë për të menduar për të ardhmen e tyre. “ E ardhmja e të rinjve është në Kosovë e jo jashtë saj. Duhet investuar tek programet edukuese për të rinjtë për të qenë pjesë e të rinjve evropian ” tha Gryzberk. Në këtë debat të rinjtë të shumtë folën për angazhimet e tyre në komunat nga vinë.
Është duke u mbajtur festivali treditor i Rinisë së komunave të Kosovës, në të cilin u ndanë 24 medale në nderim të punës vullnetare rinore. Në festival të mbajtur në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike morën pjesë 800 pjesëmarrës nga 24 komuna të Kosovës