Drejtori i DKA-së Qerim Selimi, pas një ritakimi me disa nga përfaqësuesit e arsmitarëve të këtij komuniteti vendosi që të ofrojë edhe një mundësi tjetër personelit aktual arsimor për të konkuruar, duke vazhduar konkursin e datës 14.12.2011 gjer më 10.02.2012. “Vazhduam afatin e konkursit për të ofruar edhe një rast personelit aktual arsimor të dy shkollave fillore e një të mesme, pasi disa nga ta shprehën dëshirën për këtë gjë” tha Selimi.
Drejtoria Komunale e Arsimit në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar ka shpallur konkurs-publik për kuadrin profesional të arsimit në gjuhën serbe, në shkollat fillore dhe të mesme për vitin shkollor 2011/2012.
Shpallja e këtij konkursi ka ardhur si rezultat i shprehjes së vullnetit të personelit arsimor të këtij komuniteti, për të hyrë në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës dhe bisedave të zhvilluara me këtë personel në DKA, bashkë me zëvendësministrin e M.P.L Basri Musmurati dhe zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit. Përkundër kësaj oferte të ofruar nga DKA-ja për personelin arsimor, pas mbylljes së konkursit numër simbolik i serbëve konkuruan në konkursin publik edhe kundër deklarimeve.