Me financim nga SHBA-te, të hënën në një ceremoni ka nisur projekti për konservimin e Kalasë së qytetit të Vushtrrisë. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë zëvendës ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Majkël Mërfi, kryetari i komunës Bajram Mulaku dhe zëvendësministri i kulturës Hajdin Abazi. Zëvendës ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë Majkël Marfi, tha “Që të sigurojmë të ardhmen me krenari dhe përparimtare të Kosovës, në të gjithë duhet të punojmë për të ruajtur dhe mbrojtur çdo copë të trashëgimisë së saj shumë etnike”. Edhe zëvendësministri i kulturës Hajdin Abazi ka thënë se ministria e kulturës bashkë me donatorë është e interesuar të mbështesë projektet e trashëgimisë.
Ndërkaq kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, në emër të qytetarëve të Vushtrrisë është shprehur mirënjohës për qeverinë e SHBA-ve për mbështetjen që po tregon për trashëgiminë kulturore në Vushtrri.
Drejtori i OJQ-së “Trashëgimia kulturore pa kufij”, Sali Shoshi, ka thënë se ky projekt ka kushtuar 530 mijë dollar.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, në emër të qytetarëve të Vushtrrisë është shprehur mirënjohës për qeverinë e SHBA-ve për mbështetjen që po tregon për trashëgiminë kulturore në Vushtrri