Me ndihmën e popullit amerikan, përmes agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar(USAID) dhe Qeverisë së Kosovës, Programi për Arsim Themelor ka pajisur Qendrën për Ngritje Profesionale për klasën e shekullit 21 në objektet e Qendrës së Shkollës së Mesme të Ulët SHMU-2 në Vushtrri. Në inaugurimin e realizimit të këtij projekti kanë marrë pjesë kryetari i komunës Bajram Mulaku dhe udhëheqësi i programit, USAID/BEP Keith Premton. “Falenderoj popullin amerikan për realizimin e shumë projekteve investive të kryera në komunën e Vushtrrisë përmes USAID-it ” tha Mulaku. Ai duke folur për projektin konkret të realizuar tha t’i shërben ngritjes së cilësisë së mësimit tek nxënësit për të arritur nivelin e shkollim për përballje me sfidat e shekullit 21. Premton falenderoi komunën e Vushtrrisë dhe kryetarin Mulaku për bashkëpunimin e shkëlqyer me USAID-in. “ Kjo qendër do të jetë një vendtakim për kurse trajnuese, një vend për komunën, ku do të mbaj seminare, një vend ku mësimdhënësit mund të hulumtojnë dhe të marrin në internet material të nevojshme për mësimdhënie. Ai duke folur për klasën e shekullit 21 tha të jetë pjesë e qendrës e cila i shërben si model për shkollat tjera e pasur për mësimdhënësit e kësaj shkolle. Nxënësit e kësaj shkolle shfaqën një program të pasur artistik.
“Falenderoj popullin amerikan për realizimin e shumë projekteve investive të kryera në komunën e Vushtrrisë përmes USAID-it ” tha Mulaku